Foto: REL/Reuters
Kina akuzon SHBA-në për nxitje të ‘panikut’ rreth koronavirusit
Qeveria kineze ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për nxitje të “panikut” në përgjigje ndaj shpërthimit të koronavirusit të ri.
Ky reagim nga ana e Kinës vjen pas vendimit të SHBA-së për të shpallur energjencë për shëndetin publik dhe ndalim të udhëtimit për shtetas të huaj që kanë vizituar Kinën në dy javët e fundit.
Aktualisht është raportuar për 17,000 persona të prekur nga virusi dhe për 351 të vdekur.
Të gjitha viktimat janë identifikuar në Kinë.
Virusi i ri shkakton probleme të rënda në frymëmarrje, bashkë me koll dhe temperaturë.
Më 30 janar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencë globale për virusin e ri.
Më herët gjatë ditës së hënë, Kina ka njoftuar të hënën se ka kompletuar ndërtimin e një spitali të ri me 1,000 shtretër për të trajtuar viktimat e virusit të ri.
Spitali i ri është ndërtuar në vetëm 10 ditë./REL