Kim Mehmeti. Foto: Kallxo.com

Kim Mehmeti: LDK nuk dallon nga PDK

Analisti dhe shkrimtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, ka thënë se ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk ka ndonjë dallim.

Këto komente Mehmeti i dha në një intervistë për KALLXO.com.

Sipas tij, qeverisja të cilës i prin Albin Kurti do të funksiononte më mirë me PDK-në e Kadri Veselit sesa me LDK-në e Isa Mustafës.

“E kam thënë para se të formohej kjo qeveri se kjo qeveri nuk do të funksionojë dhe për këtë fajtore është edhe Lëvizja Vetëvendosje. E kam thënë dhe do e përsëris, nuk ka asnjëfarë dallimi se a do bësh qeveri me PDK-në apo me LDK-në, bile e kam thënë që më mirë është të bësh qeveri me PDK-në sepse ata janë më të sinqertë në gjithë konceptin e vet sesa këta me mendësinë e djeshme, të cilët të vrasin natën e të vajtojnë ditën. Ka një dallim, ai i PDK-së të shan haptas, të kritikon haptas e nuk të donë haptas,  këta (LDK), jo, këta nuk të duan, tërë kohën ta punojnë të keqen por këtë e kupton kur të përfundojë loja”, ka thënë shkrimtari shqiptar.

“Unë e kam thënë që kjo qeveri nuk do të funksionojë aq sa mund do të bënte VV koalicion qeverisës me PDK-në”, deklaroi ai.

“LDK-ja me asgjë s’është më mëkatare se PDK-ja sepse ata gjithë kanë qeverisë dhe ata njerëz janë mësuar dhe ne emër të kësaj bëhen bashkë me djallin vetëm të qeverisin dhe kështu, për një shall janë më të mirë ata të PDK-së sipas meje”, ka vlerësuar analisti Kim Mehmeti.

Intervistë: Kim Mehmeti #Krizapolitike

Intervistë: Kim Mehmeti#Krizapolitike

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 20 mars 2020