Kim Mehmeti. Foto: Kallxo.com

Kim Mehmeti komenton zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Analisti dhe shkrimtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmti, ka thënë që situata e krijuar në ekzekutivin kosovar është dashur të evitohet në këtë situatë, pas rasteve të para me COVIS-19 në Kosovë.

Sipas tij, hapi që është marr për rrëzimin e qeverisë Kurti nga LDK është jo njerëzor dhe jo politike.

“Uroj kosovareve që pasi të dalim nga kjo pandemi, të mos harrojnë kurrë këtë kush e bëri dhe si e bëri. Sikur kryeministri i Kosovës të jetë edhe njëmijë herë më i keq se siç kryetari i LDK-së, është jo e njerëzishme, jo që është jo politike po është jo e njerëzishme  që në këto rrethana që të merresh me atë se kush është kryeministër e kush nuk është”, ka thënë ai në një intervistë për KALLXO.com.

“Ky rast ka mundur shumë lehtë të evitohet nëse te politikanët kosovar mbizotëron njerëzorja e jo politikja në këto rrethana. Më parë duhet thënë shkoj në shtëpi, e lë politikën sesa të krijoj probleme politike në rrethana të këtilla”, ka vlerësuar shkrimtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Ai ka komentuar edhe zërat për politikanë antiamerikan në Kosovë.

“Çfarë i duhen Amerikës këta hajdutët tanë, po cfarë i duhet proamerikanzmi jonë gjarpëror, çfarë i duhet. Çfarë na duhet edhe neve ai proamirikanizëm. Nuk ka nevojë shqiptaria për pro-amerikanizëm që i mbulon hajdutërinë. Sa herë që i zë ngushtë diçka politikanet tanë, thonë ti je anti0ameikan e unë jam pro amerikan. Unë nuk e di kur ka qenë vlerë amerikane korrupsioni, jo toleranca e nëntoka politike. Kujdesuni dhe ruhuni prej këtyre politikanëve tanë që janë shumë pro amerikan”, deklaroi ai.

Më poshtë më ta dëgjoni të plotë intervistën me Kim Mehmetin:

Intervistë: Kim Mehmeti #Krizapolitike

Intervistë: Kim Mehmeti#Krizapolitike

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 20 mars 2020