Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kilaj e pranon humbjen në Malishevë: Për mua jeta politike ka mbaruar!

Kandidati për kryetar të Malishevës nga PDK-ja, Isni Kilaj e ka pranuar humbjen në këtë komunë, si dhe i ka dhënë fund jetës politike.

Në Facebook ai ka shkruar se e respekton vendimin e qytetarëve.

“Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës, të dashur simpatizantë e aktivistë të PDK-së, sot vendosi populli për udhëheqësit e tij! Unë uroj më të mirën për Ju! Dua që vendi im të ecën rrugës së zhvillimit dhe përparimit-kam luftuar për këtë! Unë e respektoj këtë vendim! Ju faleminderit të gjithë Ju që më mbështetët dhe ishit me mua! Për mua jeta politike ka mbaruar! Vendit i kam borgj gjithmonë! Ju faleminderit përjetësisht të gjithë Ju që më besuat!”, ka shkruar ai.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Malishevë me shumicë votash prin Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate.

Burimi: KQZ