Kievi goditet nga një sulm i ri masiv me dron rus

Rusia ka kryer një sulm të ri masiv me dron gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke vrarë të paktën një person, raporton BBC.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko ka njoftuar se një person ka vdekur nga ky sulm. Një grua tjetër ka mbetur e plagosur.

Sic raporton BBC, në përgjithësi Rusia lëshoi një rekord prej 54 të ashtuquajturave dronë kamikazë në objektivat ukrainase, 52 prej të cilave u rrëzuan, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës.