Pamje nga mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

KGJK sot bëhet me kryesues, Gjykata e Prishtinës me kryetar

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës sot do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës më të madhe në vend – Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe po ashtu do të zgjedhin edhe kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kryesuesit aktual të Këshillit Gjyqësor do t’i skadojë mandati muajin tjetër, ndërsa këtë pozitë e ushtroi nga marsi i vitit 2016.

Mandati i kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është tre vjeçar.

Sot po ashtu me drejtues është paraparë të bëhet edhe Gjykata Themelore e Prishtinës, ndërsa konkursi për këtë pozitë ishte shpallur në janar të këtij viti ndërsa nga ajo kohë kjo Gjykatë ishte udhëhequr nga ushtruesi i detyrës Arben Hoti që ishte ngarkua me këtë detyrë pas skadimit të mandatit të kryetares Aferdita Bytyqi.