Pamje nga mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

KGjK shpall konkurs për Gjyqtarë të Departamentit Special në Gjykatën e Prishtinës dhe atë të Apelit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shpallur konkursin e brendshëm për 9 gjyqtarë në Departamentet Speciale në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe në Gjykatën e Apelit.

Konkursi u shpall për 3 pozita në kuadër të Gjykatës së Apelit dhe 6 pozita në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo mbledhje nga mediet dhe publiku po përcillet në mënyrë virtuale përmes aplikacionit “zoom”, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Pika të tjera të rendit të ditës të kësaj mbledhjeje janë diskutim rreth gjendjes aktuale me situatën Coronavirus (COVID-19), shqyrtimi i draft rregullores për organizimin dhe veprimtarinë e brendshme të Gjykatave të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i draft planit të punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2020 si dhe disa pika të ndryshme.

Mbledhja është duke vazhduar.