Mbledhja e 335-të e KGJK-së. Foto | Screenshot
KGJK propozon gjyqtarët Shemsedin Haxhiaj dhe Baki Shigjeqi anëtarë rezervë në Komisionin Disiplinor të Noterëve
Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e 355-të, të mbajtur më 31.10.2024 ndër të tjera ka miratuar propozimin për Ministrinë e Drejtësisë për emërimin e gjyqtarëve, Shemsedin Haxhiaj dhe Baki Shigjeqi si anëtarë në Komisionin Disiplinor të Noterëve.
Propozimin për Shemsedin Haxhiajn e bëri anëtari i KGJK-së Qerim Ademaj, kurse propozimin për Baki Shigjeqin e bëri anëtari Fahret Velija.
Këto propozime u përkrahën unanimisht nga anëtarët prezentë të KGJK-së.
Kryesuesi Albert Zogaj bëri me dije se dy anëtarë nga radhët e gjyqtarëve do të jenë rezervë.
Ai më tej shtoi se komisioni në fjalë është tejet i rëndësishëm.
“Përmes komisionit duhet të përcjellet çfarëdo ankese e qytetarëve që do të jetë e drejtuar ndaj ndjonërit prej noterëve” – deklaroi kryesuesi i KGJK-së Albert Zogaj.
Lajmet e tjera lidhur me këtë mbledhje mnd t’i lexoni duke klikuar këtu.