Ilustrim

KGjK kërkon anulimin e vendimit për ulje të pagave: Do të reduktojmë punën vetëm me shërbime esenciale

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulojë vendimin për ulje të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Kryetarët e gjykatave kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që menjëherë të anuloj vendimin e datës Nr. 03/109 të datës 23 nëntor 2022”- thuhet në vendim.

Tutje në vendim thuhet që puna e gjykatave do të reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm me shërbime esenciale.

“Këshilli dhe gjykata do të pezullojnë çdo bashkëpunim dhe pjesëmarrje në çdo aktivitet të organizuar apo janë prezent përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës”, ndërsa Në fund të vendimit thuhet që në rast se Qeveria nuk e pezullon vendimin, Këshilli Gjyqësor me datën 8 dhjetor do të vendos për masa të tjera.

Shërbimet e caktuara, të cilat do t’i kryejnë gjykatat përgjatë këtyre 14 ditëve “protestë”, janë “Ekzekutimi i vendimeve penale, të gjitha çështjet e dhunës në familje, shërbimet administrative, të procedohen seancat lidhur me caktimin e masave për sigurinë e të pandehurve në procedurë(Paraburgimi si dhe rastet që kanë të bëjnë me të pandehurit në procedurë), procedimi i kërkesave për dërgimin e personave në rehabiliti e të tjera”.

“1.Të procedohen dhe mbahen seancat lidhur me masat për sigurinë e të pandehurve në procedurë, shqyrtimet për rastet me paraburgim dhe rastet që kanë të bëjnë me të pandehurit me çrregullime mendore, 2.Trajtimi i kërkesave për sekuestrim dhe masat e përkohshme 3.Ekzekutimi i vendimeve penale 4.Çështjet e dhunës në familje (të gjitha fushat) 5. Çështjet e sigurimit të kërkesë padisë (të gjitha fushat) 6.Përmbarimi i vendimeve për rastet e dorëzimit të fëmijës, realizimi i kontaktit dhe alimentacioni si dhe rastet e tjera në çfarëdo procedure kur është në pyetje interesi i fëmijës 7.Procedurat për dërgimin e personave në rehabilitim (të gjitha fushat) 8.Të gjitha shërbimet administrative”- thuhet në vendimin e marrë sot nga KGjK-ja.

Qeveria e Kosovës të mërkurën mori vendim që t’ua ulë pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve ashtu siç kanë qenë para vitit 2017 kur Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim për rritjen e tyre.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri kryeministri Albin Kurti, i cili tha pagat në sistemin e drejtësisë nuk kanë mundur të ulen për shkak se në Kushtetuese ka qenë trajtimi i ligjit të pagave.

“Vendimi i marr paligjshëm dhe në konflikt interesi, i qeverisë së kaluar, në vitin 2017 për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar është shfuqizuar me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 12 shkurt 2020, ky vendim ka paraparë përjashtimin nga kthimi i pagave në gjendjen e mëparshme për sistemin gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese, marrë parasysh që ishte në procedurë trajtimi nga Gjykata Kushtetuese ligji i pagave”- deklaroi Kurti.