KGjK-ja do të shpallë konkurs për 70 bashkëpunëtorë profesionalë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar draft-rregulloren për bashkëpunëtorët profesionalë.

Po ashtu, KGjK sot dha aprovimin për shpalljen e konkursit për 70 pozita për bashkëpunëtorë profesionalë në gjykatat themelore të Kosovës, me ç’rast themeloi edhe komisionin për rekrutim dhe rishqyrtim.