KFOR në veriun e Kosovës - 28.09.2021 - FOTO - KALLXO

KFOR vazhdon patrullimet në veri - VIDEO

 

Pjesëtarë të KFOR-it të nacionalitetit polak, janë parë gjatë ditës se sotme në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë.

Të njëjtit që nga dita e djeshme kanë shtuar patrullimet në pikat kufitare Bërnjak e Jarinjë, e gjithë kjo pas shfaqjes së avionëve e helikopterëve ushtarak serb në afërsi të këtyre dy pikave kufitare.

Përveç patrullimit në këmbë, KFOR-i gjatë ditës së djeshme ka patrulluar edhe me helikopterë.

Gjendja në dy pikat kufitare – Bërnjak e Jarinjë, momentalisht ështe e qetë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar një takim me zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe kryetarët e komunave të veriut për mundësinë e ndërprerjes së protestës.

Por, KFOR nuk ka dhënë detaje nëse propozimet e tyre janë marrë parasysh.

“Masat e miratuara, të diskutuara më parë nga Komandanti i KFOR-it me të gjitha institucionet në Kosovë dhe me Kryetarët e Komunave të Veriut, kanë për qëllim favorizimin e një përshkallëzimi të shpejtë të tensioneve të krijuara javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në një komunikatë për media.