KFOR thotë se japin përgjigjen e parë të sigurisë për Manastirin e Deçanit

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka bërë të ditur se ata japin përgjigjen e parë për sigurinë në Manastirin e Deçanit.

Ata përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se ushtarë Italianë do të zëvendësojnë punën e ushtarëve Moldavian të vendosur brenda zonës së mbrojtjes së veçantë në Deçan.

“Ushtarë Italianë të KFOR-it të Komandës Rajonale të Perëndimit lirojnë bashkëluftëtarët e tyre në pozitat mbrojtëse të vendosura brenda zonës së posaçme të mbrojtjes në Deçan.Operacioni i NATO-së në Kosovë vepron si përgjegjësi i parë i sigurisë për Manastirin e Deçanit,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ky reagim nga KFOR vjen dy ditë pas ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan- Plavë, pasi kryepeshkopi i Manastirit, Sava Janjiq, po insiston që kjo rrugë të mbetet e karakterit lokal.