Misioni i KFOR-it në Kosovë Foto: KFOR/Twitter

KFOR: Të gatshëm ta mbajmë Kosovën të sigurt

Misioni paqeruejtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka deklaruar se po e monitorojnë gjendjen në veri të Kosovës.

Në një publikim në Twitter, KFOR thekson se është i gatshëm të ndërmarrë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e tij të OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, thuhet në publikimin e tyre në Tëitter.

Ky reagim vjen pas situatës së tensionuar në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, ku qytetarët serbë të Kosovës kanë vendosur barrikada, për shkak të pakënaqësisë së tyre ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e targave ilegale dhe reciprocitetin për dokumentet e identifikimi të Serbisë.

Këto vendime, qeveria shtyu për një muaj, ndërkaq barrikadat kanë filluar të largohen.

Qeveria e Kosovës pas takimit me ambasadorin amerikan ka deklaruar se jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të reciprocitetit deri më datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.

VIDEO – Fillon largimi i barrikadave në Rudar të Leposaviqit