Patrullimet e KFOR në vijën kufitare, Foto: KFOR/Facebook
KFOR publikon video nga patrullimi në vijën kufitare me Serbinë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka publikuar një video në Facebook ku shihen pjesëtarë të KFOR-it duke patrulluar në rrugë malore.
Sipas përshkrimit në video, KFOR ka bërë të ditur se këto patrullime janë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbinë, e për të cilën ka vlerësuar se kërkon monitorim të vazhdueshëm.
“Vija kufitare kërkon monitorim të vazhdueshëm për të garantuar siguri dhe stabilitet. Patrulla të rregullta dhe të sinkronizuara të kryera nga KFOR dhe njësitë e Forcave të Armatosura Serbe përfaqësojnë një përpjekje kyçe për këtë qëllim” – thuhet në videon e KFOR-it më 26.07.2024.
Po ashtu, në publikimin e kësaj videoje në Facebook, KFOR ka përmendur faktin se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezulutën 1244 të vitit 1999, të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.