KFOR pajis me kamera të sigurisë strehimoren për viktimat e dhunës në familje në veri

KFOR ka pajisur me kamera të sigurisë një shtëpi të sigurt, për viktimat e dhunës në familje në veri të Kosovës.

Në njoftimin e KFOR-it në Twitter bëhet e ditur se shtëpia në fjalë është rinovuar nga UNMIK.

“KFOR mbështet projektin kundër dhunës me bazë gjinore në veri të Kosovës. Një shtëpi e sigurt e rinovuar nga UNMIK u pajis me sistemin e kamerave të sigurisë nga misioni i drejtuar nga NATO për të përmirësuar sigurinë dhe mirëqenien e banorëve”, thuhet në njoftim.