KFOR-i vullnetarisht ndihmoi në shuarjen e zjarrit dje në Prishtinë
Në zjarrin e rënë tek tregu i gjelbër në zonën Industriale në Prishtinë janë përfshirë katër depo dhe janë lënduar dy persona.
Përveç zjarrfikësve nga Prishtina, Drenasi, Lipjani, KEK-ut dhe Aeroportit, në shuarjen e zjarrin kanë qenë të përfshirë vullnetarisht dhe tre zjarrfikësit nga KFOR.
Në një përgjigje për KALLXO.com, zyra për informim në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent(AME) kanë thënë se kapaciteti i njësisë Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit Prishtinë konsiderohet i pa mjaftueshëm në raste të tilla të zjarrit.
“KFOR është angazhuar vullnetarisht, pa u kërkuar askush ndihmë, por me thirrjen e një karabinieri, i cili është vënë në dispozicion për ofrimin e ndihmës në qendër 112, dhe ato janë angazhuar vullnetarisht”, thuhet në përgjigjen e AME-së.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.
Detaje për zjarrin e djeshëm në tregun e Gjelbër në Zonën Industriale të Prishtinës