Foto: KFOR

KFOR i përgjigjet një kërkese urgjente të QKUK-së për ilaçe kundër helmimit

Forca paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë – KFOR i është përgjigjur një kërkese urgjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës duke i dhuruar medikamente shumë të nevojshme për shpëtimin e jetës së pacientëve.

KFOR në Facebook ka njoftuar se QKUK-së i ka dhuruar një pjesë të rezervave të tij të imunoglobulinës kundër helmimit, e cila e shpëton jetën e pacientëve.

Misioni i NATO-s në Kosovë ka premtuar se do të vazhdojë të përkrahë autoritetet vendore në luftën kundër COVID-19.