Patrullimi KFOR, 28.08.2024, foto KFOR FB

KFOR-i patrullon ‘vijën kufitare administrative’

KFOR-i njofton se pjesëtarë të Komisionit të Përbashkët Zbatues, të caktuar për Komandën Rajonale të Lindjes, kanë patrulluar për të vëzhguar situatën në ‘vijën kufitare administrative’.

“Këto aktivitete ndihmojnë në promovimin e sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet lokale dhe për të forcuar stabilitetin rajonal” – thuhet mes tjerash në njoftimin e KFOR-it.

Tutje në njoftim thuhet se KFOR-i po vepron sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ofruar mjedis të sigurtë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.