Helikopter i KFOR-it, 14.08.2024, Foto: KFOR /Facebook

KFOR-i pas intervenimit për fikjen e zjarrit në Prevallë: Ofrojmë asistencë sipas kërkesës së institucioneve të Kosovës

KFOR-i njofton se personeli dhe helikopterët e Komandës Rajonale të Lindjes kanë ndihmuar për fikjen e zjarrit në Prevallë.

“KFOR-i ofron asistencë sipas kërkesës së institucioneve të Kosovës” – thuhet mes tjerash në njoftim.

Në njoftim tutje thuhet se KFOR-i vepron sipas mandatit të vet, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 1244, për të kontribuar për mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Ky mision thotë se është përgjegjësi i tretë për sigurinë në Kosovë, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e EULEX-it, të cilët janë përgjegjësit e parë dhe të dytë.

Pas intervenimit të KFOR-it, shuhet zjarri në Prevallë