KFOR-i nesër zhvillon stërvitje me helikopterë në gjithë Kosovën

Përmes një komunikate për media, KFOR-i ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë në stërvitje në tërë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit, KFOR-i do të zhvillojë në stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikpoterë të shumtë në të gjithë Kosovëm.

“Ushtrimi do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në njoftim.