Ilustrim KFOR - Veri - 27.09.2021

KFOR-i në veri për të rikthyer lëvizjen e lirë

Misioni i KFOR-it ka njoftuar se janë duke kryer operacione në veri të Kosovës për të hequr automjete të bllokuara në rrugën.

“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së” – thuhet në një njoftim të lëshuar nga KFOR-i.

Më 29 dhjetor ka nisur largimi i barrikadave në Mitrovicë të Veriut dhe zonat e tjera.

Largimi i tyre ka ardhur pas takimit që presidenti i Serbisë kishte mbajtur në Rashkë, ku u premtua që do të largohen barrikadat.

Bllokimi i rrugëve të veriut erdhi pas arrestimit të ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka kryer vepra penale terroriste.

Pantiq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 dhjetor për sulm në zyrat e KQZ-së në Mitrovicë dhe kundër policëve të Kosovës.