KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarrit në Bjeshkët e Nemuna - FOTO

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se zjarri i rënë në fshatin Shtupeq, rajoni i Rugovës është lokalizuar.

“Njësitë e zjarrfikësve nga rajoni i Pejës dhe Gjakovës janë angazhuar me kapacitet të plotë në shuarje të zjarrit. Njëherit, në shuarje të zjarrit është angazhuar edhe Policia e Kosovës, me njësi të saj të veçanta si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Është bërë e ditur se qytetarët dhe pronat e tyre janë në gjendje të sigurt, ndërsa është duke u punuar për shuarjen e plotë të zjarrit si nga zjarrfikësit, FSK-ja dhe KFOR-i.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit alarmon për rrrezikun nga zjarret në pyje – FOTO