Patrullimi ajor për monitorimin e vijës kufitare administrative. Foto: KFOR
KFOR-i monitoron kufirin administrativ përmes ajrit
24.8.2024 - 17:30
KFOR-i ka monitoruar situatën në vijën kufitare administrative përmes patrullimit me helikopterë.
“Anëtarët e Komisionit të Përbashkët Zbatues të Komandës Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO kryen një patrullë ajrore për të monitoruar situatën përgjatë vijës kufitare administrative” – ka shkruar misioni paqeruajtës i NATO-s në Facebook.
Këto aktivitete, KFOR thotë se ndihmojnë në promovimin e sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet lokale dhe për të konsoliduar stabilitetin rajonal.