KFOR

Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com

KFOR-i largon disa mjete shpërthyese të gjetura në Karaçevë të Epërme

Në Karaçevë të Epërme të Kamenicës, KFOR-i ka tërhequr disa mjete shpërthyese, më 12.09.2024.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, të publikuar më 13.09.2024.

Sipas Policisë, fillimisht një person ishte ankuar se kishte vërejtur disa mjete shpërthyese. 

Më pas, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese, kurse njësiti i KFOR–it nga ai lokacion ka bërë tërheqjen e tyre.

Rasti është klasifikuar si ‘gjetje e mjeteve shpërthyese’.