Ministria e Arsimit dhe Shkences. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KFOR-i italian dhuron tabela të mençura për shkollat në Kosovë

Sot është mbajtur ceremonia e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për pranim-dorëzimin e tabelave të mençura donacion nga KFOR-i italian.

Ministri i Arsimit Ramë Likaj, ka falënderuar KFOR-in,për kontributin në arsim, pasi sipas tij ka pasur presion nga COVID– 19.

Likaj tha se kanë pasur shumë sfida që të organizojnë mësimin dhe vitin akademik, por sipas tij kanë marrë mbështetje të vazhdueshme nga qeveria dhe donatorët.

Ndërkaq Komandanti Carabinieri Enzo Simone, tha se i kanë dhënë 18 tabletë.

“Prania jonë motivohet nga shpërndarja e 18  tabelave multimediale të destinuara për shkolla në Kosovë të përzgjedhura nga ministria”, tha ai.

Simone, tha se e ka vlerësuar se sektori i arsimit është prioritet parësor.

“Në fazën e vlerësimit të nevojave vendosa ta identifikoj qëllimin e duhur në sektorin e arsimit duke menduar për shkollën si prioritet parësor ku njohurit përmirësohen për të kontribuar në krijimin e një shoqërie më të mirë, sepse kultura nënkupton mirëkuptim, tolerancë dhe miqësi midis popujve”, tha ai.

“Mendova që tabela multimediale mund të ishte më e dobishme pasi është një faktor në forcimin e mësimdhënies  në hap me kohën, rinovimin e mënyrës së mësimdhënies dhe të mësuarit në shkollë falë përdorimit të teknologjisë informative”, shtoi ai.

Simone iu drejtua ministrit Likaj duke ju lutur që ta pranonn kontributin e KFOR-it, për të përhap kulturën dhe formu ndërgjegjen e fëmijëve për një të ardhme më të mirë.