Leposaviq, 30 maj 2023 Foto: Adelina Ahmeti/ KALLXO.com

KFOR-i drejtuar protestuesve në Leposaviq: Përderisa të jetë e qetë këtu, ne mund të ofrojmë dialog

Ushtarë të KFOR-it janë parë duke biseduar me protestuesit serbë në Leposaviq.

Njëri nga ushtarët u ka thënë atyre se KFOR-i mund të ofrojë dialog për aq kohë sa situata është e qetë.

“Përderisa të jetë e qetë këtu, ne mund të ofrojmë dialog” – dëgjohet dukë i thënë ushtari njërit prej protuestuesve gjatë bisedës, gjersa një protestues i është përgjigjur se kryetarët e rinj kanë ardhur në komunë me forcë.

“Kemi deklarata se në Zveçan dhe Zubin Potok kryetarët nuk do të shkojnë (në punë) pikërisht në këtë objekt. Ata nuk do të shkojnë në punë në ndërtesat e reja ku janë zgjedhur së fundmi…. Jeta në Leposaviq ka ndalur. Ata erdhën këtu duke përdorur forcën, kështu që ne nuk mund të kthehemi në jetën tonë normale” – është dëgjuar duke thënë protestuesi.

Më pas ushtuari i ka thënë se ata do të bisedojnë me kryetarin e komunës.

“Do të bisedojmë me kryetarin e komunës, ta shohim atë, të shohim se cili është plani i tij, të shohim nëse mund të arrijmë në një zgjidhje paqësore” – është përgjigjur ushtari.

Mirëpo, protestuesi ka këmbëngulur që policët dhe kryetarët të largohen nga komuna.

“Thuaju atyre të largohen nga godina, policëve dhe kryetarëve” – ka vazhduar protestuesi.

Zhvillimet e fundit në veri