KFOR-i dhuron donacion për zjarrfikësit e Mitrovicës Veriore

KFOR-i ka ndihmuar me një donacion Brigadën e Zjarrfikësve të Mitrovicës Veriore, i cili përbëhet nga një set paisjesh që do të rrisin aftësitë e tyre për të ofruar siguri.

Ky donacion përmban vegla mbrojtëse, shkallë, tuba, pompa dhe një sharrë elektrike.

Projekti ‘Paisjet për shuarjen e zjarrit’ u zhvillua nnga Njësia për Bashkëpunim Civil-Ushtarak i KFOR-it në koordinim me Ekipin Ndërlidhës dhe Këshillues K2 të KFOR-it dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili e vlerësoi lartë donacionin e KFOR-it.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, e cila e falënderoi KFOR-in për mbështetjen që u është dhënë komunave.

“KFOR-i është i përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve lokale të sigurisë përmes projekteve dhe donacioneve të cilat mund të përmirësojnë të ardhmen e popullatës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.