KFOR-i dhe Policia planifikojnë bashkëpunim për siguri në zonën e Kamenicë   

Komanda Rajonale e KFOR-it në Lindje filloi sot planifikimin e veprimtarive operacionale të përbashkëta në zonën e Kamenicës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare.

“Seanca e planifikimit të sotëm pasoi samitin teknik të nivelit të lartë të mbajtur dje në Selinë e Policisë së Kosovës midis Shefit të Operacioneve të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe Drejtorit të Policisë së Kosovës, së bashku me zyrtarë të tjerë”, thuhet në njoftim.

Kjovie pasi të premten pjesëtarë të xhandarmërisë serbe ishin futur në territorin e Kosovës përkatësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Në njoftim tutje thuhet se KFOR dhe Policia e Kosovës kanë shprehur kënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit të zhvilluar deri më tani në fushën e sigurisë dhe u angazhuan për forcimin e mëtejshëm të tij, përmes një mekanizmi të përmirësuar javor që do të lejojë një rritje të patrullave të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në zonë të Kamenicës.

“KFOR mbetet i përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë të paanshme për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore dhe organizatat e sigurisë dhe Komunitetin Ndërkombëtar, sipas mandatit të tij nën Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara te Këshillit të Sigurimit të vitit 1999”, thuhet në  njoftim.

Xhandarmëria serbe ka hyrë dy herë brenda këtij viti në fshatin Karaçevë