Foto: Facebook/KFOR
KFOR-i dhe një kontingjent nga Anglia do zhvillojnë stërvitje operacionale për një muaj në Kosovë
Forcat e KFOR-it të udhëhequra nga NATO do zhvillojë prova stërvitore operacionale të quajtur “Niveli Opreh ll” nga fundi i gushtit deri në shtator 2021.
Një kontingjent i vogël nga Mbretëria e Bashkuar arriti në Kosovë më 13 gusht me detyrën e krijimit të infrastrukturës së nevojshme për të strehuar një kontingjent më të madh të Mbretërisë së Bashkuar që merr pjesë në këtë stërvitje.
Niveli ll i Opreh është një ushtrim rutinor në mbështetje të misionit të KFOR-it. Ky ushtrim zhvillohet çdo dy vjet. Trajnimi përfshinë qindra trupa nga vendet e NATO-së të cilat integrohen me KFOR-in si pjesë rezervë.
Këto forca rezervë të NATO-s mund të thirren në rast që KFOR të ketë nevojë për ndihmë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.
Stërvitja do përfundojë më 5 shtator. Trajnimi do përfshijë skenarë të kontrollit të turmës dhe trazirave, ushtrime të lirisë së lëvizjes dhe operacione të sigurisë që synojnë ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie, thuhet në një njoftim të KFOR-it.
Në përfundim të stërvitjes, sipas kësaj komunikate, të gjitha forcat shtesë do të largohen nga Kosova dhe do të kthehen në vendet e tyre përkatëse.
Më 5 shtator trupat do kryejnë stërvitjen drejtpërdrejtë në fushën ajrore të Gjakovës.
Gjatë kryerjes së stërvitjes, komunitetet lokale do të shohin një sasi të shtuar të lëvizjes së automjeteve, e cila do përshije transportin e automjeteve të blinduara, pasi njësitë mbërrijnë në mbështetje të këtij ushtrimi.
KFOR-i do miratojë të gjitha masat e nevojshme për të zbutur të gjitha shqetësimet që mund t’i shkaktohen popullatës.