Karabinieri italian. Foto: KFOR/Facebook

KFOR do të jetë pjesë e stërvitjes së udhëhequr nga Forcat e BE-së në Bosnje

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR do të marrë pjesë në stërvitjen e udhëhequr nga Forcat e Bashkimit Europian (EUFOR), në Bosnje dhe Hercegovinë, të quajtur “Quick Response 2024”.

Stërvitja do të fillojë më 25 gusht dhe do të përfundojë më 13 shtator 2024.

“Personeli dhe asetet e KFOR-it do t’i bashkohen zonës së stërvitjes me transport tokësor. Kështu banorët vendas mund të presin të shohin një rritje të trafikut rrugor, duke përfshirë përgjatë rrugëve kryesore dhe në pikat e kalimit” – thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR thotë se ky rast është një tjetër demonstrim i bashkëpunimit të NATO-s dhe BE-së në mbështetje të stabilitetit rajonal.