Trupat e KFOR-it në veri një ditë pas shpërthimit në Ibër Lepenc, 30.11.2024. Foto: Adelina Ahmeti
KFOR dënon sulmin në Zubin Potok, konfirmon se janë në koordinim me Policinë dhe EULEX-in
Misioni i KFOR-it i udhëhequr NATO dënon ashpër sulmin në tubacionin e ujit në Zubin Potok i cili pati një ndikim të rëndë në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës.
Kështu bëhet e ditur në komunikatën e KFOR-it ku thuhet se për këtë rast duhet që personat që bënë një gjë të tillë, të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë.
“Personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri në tubacionin e ujit dhe në zonat përreth; për më tepër, KFOR-i ka ofruar të ofrojë asgjësimin logjistik, të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë”- thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, KFOR potencon se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
“Ndërkohë, KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”- përfundojnë ata.
Ekipe të KFOR-it kanë dalë sot, më 30.11.2024, në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur shpërthimi i mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok. Kështu raporton gazetarja e KALLXO.com, Adelina Ahmeti.
Kryeministri Kurti tashmë ka konfirmuar se janë kryer arrestimet e para në lidhje me aktin e djeshëm terrorist në Zubin Potok.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se pavarësisht dëmtimit që shpërthimi shkaktoi në kanalin e Ibër Lepencit, kanë arritur të sigurojnë energji elektrike për vendin përmes vendosjes së gjashtë gypave të përkohshëm, me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit “Kosova B”.
Qeveria e Kosovës ka thënë se ky sulm është i dirigjuar e orkestruar nga Serbia e i kryer nga profesionistë.
Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në orën 1:30 të mëngjesit të sotëm (30.11.2024) ku ka folur për këtë shpërthim.eti nga vendi i ngjarjes.
“Elemente të organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” e “Brigada Veriore” dhe kryekrimineli Millan Radoiçiq nën dirigjimin e Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë planifikojnë e ushtrohen në Serbi për sulme të këtilla profesioniste” – thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në këtë mbledhje është ngritur edhe paralele e mundshme me një sulm të ngjashëm të Rusisë ndaj Ukrainës gjatë kësaj jave.“U vu në pah edhe ndërlidhja e gjasshme me sulmet e Rusisë agresore në Ukrainë mbi kapacitetet energjetike gjatë kësaj jave duke lënë mbi një milion amvisëri ukrainase pa energji elektrike pikërisht në prag të dimrit” – tha Qeveria.
Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe masat emergjente që janë marrë dhe po merren për të zbutur pasojat e sulmit dhe për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në vend.
Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar punëtoret dhe zyrtarët e Ndërmarrjeve Publike të Ibër Lepecnit dhe KEK-ut, KRU Prishtinës si dhe pjesëtarët e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave dhe Policisë së Kosovës për reagimet e shpejta në sanimin e dëmeve të shkaktuara.Punën e tyre, ai e cilësoi sit ë jashtëzakonshme dhe vetëmohuese.
Për shkak të këtyre zhvillimeve, Presidentja Vjosa Osmani ka anuluar vizitën shtetërore në Brunei të Azisë.
Të gjitha lajmet rreth situatës pas shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit, mund t’i lexoni në artikullin e mëposhtëm.
Lajm në Zhvillim: Shpërthim në Zubin Potok, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit