KF Prishtina bëhet me trajner të ri

Prishtina sot ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Zekirija Ramadani do të jetë trajner i skuadrës nga kryeqyteti për sezonin 2020/2021.

Ramadani vjen te Prishtina si zëvendësues i Armend Dallkut që i udhëheqi “bardhë e kaltërtit”, në sezonin e kaluar duke e fituar Kupën e Kosovës.

Ramadani ka thënë se është privilegj për të që ta drejtoj njëren prej skuadrave më të mëdha në rajon.

Ai dy herë ka arritur ta fitojë si trajner titullin e kampionit në Kosovë. Fillimisht në vitin 2017 me Trepçën ’89 dhe në vitin 2019 me Feronikelin.

Më herët ka udhëhequr edhe Shkupin në Maqedoni dhe Flamurtarin e Vlorës në Shqipëri.