Kevin Spacey do të akuzohet për shtatë vepra të tjera seksuale në Britaninë e Madhe

Aktori amerikan, Kevin Spacey, do të akuzohet për shtatë vepra të tjera seksuale kundër një burri, kanë thënë prokurorët.

Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) tha se i ka autorizuar akuzat e reja kundër aktorit 63-vjeçar, duke përfshirë tri sosh për sulm të pahijshëm, tri për sulm seksual dhe një akuzë për shkaktimin e një personi për t’u përfshirë në aktivitet seksual pa pëlqim.

Spacey u shfaq në Old Bailey në muajin korrik për t’i mohuar pesë akuzat në lidhje me tre burra, tani në të 30-at dhe 40-at e tyre.

Rosemary Ainslie, Shefja e divizionit të krimit special të CPS, tha se “CPS ka autorizuar akuza shtesë penale kundër Kevin Spacey, 63 vjeç, për një numër sulmesh seksuale kundër një burri midis viteve 2001 dhe 2004.

“CPS e ka autorizuar gjithashtu një akuzë për shkaktimin e një personi për t’u përfshirë në aktivitet seksual pa pëlqim. Autoriteti për të akuzuar pason një shqyrtim të provave të mbledhura nga policia Metropolitane në hetimin e saj.

“Prokuroria e Kurorës u kujton të gjithë të interesuarve se procedimet penale kundër zotit Spacey janë aktive dhe se ai ka të drejtën për një gjykim të drejtë.”/The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala