Josep Borrell - Foto: REL

Këtu mund të ndiqni konferencën e Borrell pas takimit trepalësh në Bruksel

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të shefit të Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell dhe emisarit për dialog  Miroslav Lajçak.

Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.

Në këtë link mund të ndiqni konferencën e përfaqësuesit të lartë BE-së, Borrell në lidhje me takimet e zhvilluara sot.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.

Për takimin e sotëm, kryeministri Kurti ka thënë se pret diskutime të mëtutjeshme mbi bazën e propozimit evropian por pa përjashtuar çështje të tjera, për të cilat siç ka thënë ai “jo pak varet nga ndërmjetësit”.

Në anën tjetër presidenti i Serbisë, Vuciq tha se në takimin e sotën në Bruksel “sigurisht që do të flitet për formimin e Asociacionit” dhe, siç tha ai, “për këtë do të duhet të flasin edhe përfaqësuesit evropianë”.

Shtetet e Bashkuara janë shprehur se presin një qasje konstruktive të Kurtit dhe Vuçiqit, në sotëm.

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbinë nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut që nga nëntori 2022, i cili pas disa orëve diskutim përfundojë pa marrëveshje.