Këtu mund të aplikoni për 10% e Trustit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka njoftuar se këtë të premte (11.12.2020) në ora 15:00 do të hapet sistemi për të aplikuar për Fondin e Kursimeve – Trust.

“Të premten në ora 15:00 pasdite hapet sistemi për te aplikuar për këto kursime”, ka njoftuar Hoti.

Në anën tjetër, zëvendës Kovernatori i Bankës Qëndrore, Sokol Havolli, tha se aplikimi për Fondin e Kursimeve është i lehtë.

“Sot lansohet faqja në internet, aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Në momentin e aplikimit, numri personal dhe xhirollogaria duhet të jenë të sakta”, tha Havolli.

Aplikimi mund të bëhet nga e premtja duke klikuar në këtë link.

Qytetarët e Kosovës do të mund të aplikojnë për marrjen e 10% të trustit pensional.

Mbrëmë në Gazetën Zyrtare të Kuvendi të Kosovës është bërë publike Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ligji për rimëkëmbje ekonomike publikohet në Gazetën Zyrtare, i hapet rruga tërheqjes së 10-përqindëshit nga Trusti