Këto vende sot do t’i vizitojë Kurti si kryeministër i Kosovës

Kreministri i sapozgjedhur, Albin Kurti pasi të marrë mandatin nga ish-zëvëndëskryeministri, Behgjet Pacolli do të fillojë vizitat e para në vend.

Sipas një njoftimi për media, Kurti vizitën e parë do ta bëjë në Prekaz, ku do të bëjë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Kjo ngjarje është paraparë të mbahet në ora 12:15.

Pas kësaj, Kurti do të vazhdojë në Komunën e Mitrovicës, ku do të merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000.

Kjo ngjarje sipas agjendës së tij do të mbahet në ora 13:00.

Ndërsa në ora 11:00, Kurti, merr formalisht detyrën nga ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Kurti është zgjedhur kryeministër një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Në kabinetin e tij, ai do të këtë dy zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.

Ai është zgjedhur si kryeministër me 66 vota për, 10 abstenime.

Partia e Kurtit do të bashkëqeverisë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës deklarimet, dallimet dhe takimet e disa muajve arritën t’i zyrtarizojnë në një koalicion të dielën e 2 shkurtit 2020, gati 4 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.