Foto: KALLXO.com

Këto qytete do të përballen me mungesë të ujit nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të punimeve të planifikuara nga ndërmarrja ‘Ibër Lepenc’ Fushë Kosova, Obiliqi dhe lagja “Kalabria” do përballen me mungesë të ujit të pijshëm.

Në njoftim potencohet se reduktimi me furnizim fillon nga ora 23:00 deri nesër në 05:00 të mëngjesit.

Ujësjellësi tutje thekson se, punimet mund të zgjasin edhe gjatë ditës së nesërme dhe mund të ketë vështirësi të furnizimit të rregullt me ujë për zonat e lartcekura deri në mesnatën e ditës së nesërme.