Këto pritet të jenë temperaturat për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot kryesisht me diell.

Vranësira të pakta sipas IHK-së do të ketë rrëzë relievit malor.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius.

Ndërkaq, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.