Këto janë votat e kandidatëve për kryeministër (Dokument)

Albin Kurti ka dalë njeriu më i votuar nga zgjedhjet e 6 tetorit sipas rezultateve që i ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendose dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie Albin Kurti ka marrë 183 mijë e 868 vota.

Ndërsa kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani ka marrë 7 mijë e 680 vota më pak.

Osmani si kandidate e LDK-së dhe bartëse e listës së kësaj partie ka marrë 176 mijë e 188 vota.

Ndërsa kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, si kandidat për kryeministër i kësaj partie dhe bartës i listës ka marrë 146 mijë e 763 vota. Veseli më 6 tetor u vota nga 37 mijë njerëz më pak se sa Albin Kurti.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka marrë 75 mijë e 917 vota. Apo 107 mijë vota më pak se Albin Kurti, i cili pritet të marrë detyrën e Haradinajt si kryeministër.

Në anën tjetër, Fatmir Limaj, që koalicioni i tij nuk arriti të kaloj pragun prej 5% për të qenë pjesë e Kuvendit, ka marrë 26 mijë e 14 vota.

ALBIN KURTI                                      183,868

VJOSA OSMANI SADRIU                  176,188

KADRI VESELI                                    146,763

RAMUSH HARADINAJ                      75,917

FATMIR LIMAJ                                   26,014