
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria
Në mbledhjen e 138-të të Qeverisë janë marrë disa vendime, nisur nga miratimi i Projektligjit për fondet IPA, ndarja e parave për pako ekonomike dhe shkarkimi i bordit të drejtorëve të TrainKos.
Kryeministri Albin Kurti ka renditur të gjitha vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Qeverisë :
“Ndamë:
– 5,52 milionë euro për zbatimin e masës 2.2 Mbështetje e Bizneseve për qasje në financa, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike;
– 3,50 milionë euro për financimin e 14 projekteve, për komunat: Drenas, Obiliq, Lipjan, Viti, Gjakove dhe Klinë;
– 2,17 milionë euro për përmirësimin e gjendjes fizike të aseteve të trashëgimisë kulturore në rrezik dhe funksionalizimin e tyre.
Miratuam dy projektligje:
– Për fondet IPA 2022, që i mundëson Kosovës të përfitojë 62,25 milionë euro nga BE-ja, dhe
– Për përfaqësimin e Institucioneve Shtetërore në Procedura Gjyqësore dhe Arbitrazh, për mbështetje ndaj institucioneve tona shtetërore të drejtësisë.
-Që gratë të gëzojnë të drejtën e pronës së paluajtshme, si e drejtë themelore e njeriut, vazhduam masën afirmative për regjistrimin pa pagesë të pronës edhe në emrin e gruas si bashkëpronare.
-14 prillin e shpallëm Ditë Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
-Për delegatët e legjislaturës së vitit 1990 miratuam kompensim financiar të njëhershëm, në shumë prej 287 mijë euro.
-Për promovim të Republikës së Kosovës ndamë 20 mijë euro për Fondacionin Cardinal Domenico Bartolucci, si financim i pjesshëm i koncertit orkestral, që do të mbahet në Vatikan.
-Shkarkuam Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike TrainKos Sh. A. dhe emëruam bordin e përkohshëm”.
Detaje më të hollësishme lidhur me këto vendime i gjeni këtu