Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Këto janë të gjitha masat e vendosura nga Qeveria lidhur me COVID-19

Qeveria e Kosovës sot ka aprovuar masat e reja të cilat priten të fillojnë nga data 20 gusht deri më 10 shtator për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Ministri Vitia tha në konferencë se 80 për qind e rasteve të reja janë me variantin ‘Delta’, i cili shpërndahet me lehtë dhe më shpejt mes njerëzve.

Këto janë të gjitha masat e aprovuara nga Qeveria e Kosovës kundër COVID-19:

Për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19

Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

  1. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës]

Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet­ të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

  1. Nga pika 2. përjashtohen:

3.1. Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

3.2.  Qytetarët e huaj, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

3.3.  Qytetarët e  huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

3.4. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre;

3.5. Personat që kanë çertifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para mbërritjes.

3.7. Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeçare.

  1. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë apo privat udhëzohen të ju krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia.

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

Obligohen institucionet publike dhe private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme, në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, që në hyrje të çdo objekti, të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, si dhe respektimin e distancës.

Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera, që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet,  përveç:

Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm;

Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona;

Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

Gjatë ngrënies apo pijes.

Në institucionet publike të Kosovës ndalohet hyrja e personave pa maska, si dhe obligohet bartja e tyre gjatë gjithë kohës brenda hapësirave të përbashkëta.

  1. [Institucionet e arsimit]

Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i ekskursioneve dhe shëtitjeve grupore.

Dh. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale, që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit,  siç kërkohet me ligjet përkatëse..

  1. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

Lejohen grumbullimet në hapësira të mbyllura (mbledhje, seminare, trajnime), me kusht që të shfrytëzohet 50% e kapacitetit të hapësirës. Organizatori obligohet të mbaj distancën fizike prej 1 metër në mes të personave.

Lejohen grumbullimet në ambiente të jashtme, tubimet masive / shoqërore (festivale, koncerte, etj.) me kusht që të shfrytëzohet 70% e kapacitetit të hapësirës.

Ë. [Organizimi i ahengjeve]

Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, lejohet deri në  ora 01:00.

Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 50% e kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se treqind (300) të ftuar në rastet kur 50% e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.

Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri (3) metra.

Për mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje.

  1. [Klubet e natës]

Klubet e natës lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 23:00 deri në oranë ora 03:00.

Kryerja e pagesave si dhe lirimi i hapësirës nga ana e klientëve në klubet e natës duhet të bëhet deri në ora 03:15.

Në ambientet e mbyllura  të klubeve të natës lejohet shfrytëzimideri në 50% e kapacitetit të hapësirës.

Në ambientet e hapura të klubeve të natës lejohet shfrytëzimideri në 70% e kapacitetit të hapësirës.

  1. [Hyrja, shfrytëzimi dhe organizimi i aktiviteteve të caktuara ]

Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 10 shtator 2021, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambientet ku mbahen ahengjet (dasma, fejesa, ahengje familjare, etj.), grumbullimet, tubimet masive (festivale, koncerte, etj.),  të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse klientët/pjesëmarrësit posedojnë  një nga dëshmitë e mëposhtme:

23.1. Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të

vaksinës kundër COVID-19;

23.2. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

23.3. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më

pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të

antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

23.4. Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 10 shtator 2021, një nga dëshmitë e cekura në pikën 23, duhet të posedohet nga të gjithë punëtorët në kuadër të bizneseve/ aktiviteteve të cekura në pikën 23, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët.

Personat përgjegjës të bizneseve/ aktiviteteve të cekura në pikën 23, janë të detyruar të caktojnë një person i cili do të kontrollojë posedimin e të paktën një prej dëshmive sipas pikës 23.

Personat nën moshën 18 vjeçare nuk janë të detyruar të posedojnë asnjë nga dëshmitë e cekura sipas pikës 23, përveç kur hyjnë në klube nate dhe diskoteka.

Varësisht sipas situatës epidemiologjike, afati i përcaktuar në pikën 23,  mund të ndryshohet, si dhe mund të përfshihen biznese/aktivitete tjera.

Gj. [Gastronomia]

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës.  Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre sipas orarit të tyre të rregullt, në pajtim me nenin 40 të Ligjit Nr. 2004/ 18 për Tregtinë e Brendshme dhe rregulloret përkatëse komunale.

Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

Pjesa e prapme e një karrige, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.

Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë me të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është që të shfrytëzohet hapësira duke respektuar kufizimin prej pesë (5) persona në 10 m2.

Në hapësirat e mbyllura lejohet shërbimi i ushqimit dhe pijeve vetëm për mysafiret që janë të ulur ose duke qëndruar në këmbë në një tavolinë ose në banak.

Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë, banak apo në tavolina në këmbë.

Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60-70% alkool.

Duhet të vendosen udhëzuesit në hapësirat e jashtme të lokaleve lidhur me informimin e klientëve për protokollin e masave  kundër COVID-19.

  1. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.

  1. [Puna me palë]

Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.

  1. [Transporti publik]

Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar  kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. Operatorët e transportit nuk mund të ketë më tepër udhëtarë në autobus se sa që posedojnë ulëse.

Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në tre (3) udhëtarë.

  1. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si gjatë shfaqjeve ashtu edhe gjatë ushtrimeve).

  1. [Sporti dhe rekreacioni]

Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 15% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.

Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të kapacitetit të objektit, apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura), duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.

Organizatorët e garës janë të obliguar të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë, dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

Lejohet  shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative, sipas udhëzuesit përkatës.

Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2.

Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit), në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.