Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Këto janë subjektet që kanë aplikuar deri më tash për zgjedhjet lokale 2021

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë për KALLXO.com se është duke vazhduar periudha e aplikimit të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit si dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale.

Elezi ka treguar se afati i fundit për aplikim është data 16 gusht.

“Deri më tani kemi pranuar 7 aplikime të subjekteve politike, prej tyre 4 iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur”, tha Eleziu.

Sipas tij subjektet që kanë aplikuar deri më tani janë:

1.Partia politike Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;

2.Kandidati i pavarur Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;

3.Iniciativa Qytetare Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

4.Iniciativa Qytetare Lidhja e Re ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

5.Kandidati i pavarur Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;

6.Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog; dhe

7.Iniciativa Qytetare për Obiliq, ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në komunën e Obiliqit.