Këto janë simptomat e variantit të ri të coronavirusit 'Delta Plus'

Institucionet shëndetësore në Kosovë kanë konfirmuar dy ditë më parë se 12 raste rezultojnë të kenë qenë me variantin e ri Delta Plus të COVID-19, nga mostrat e testuara në Gjermani.

Ministria  e Shëndetësisë, më 11 nëntor në një përgjigje për KALLXO.com ka theksuar se të dhënat nga hulumtime te ndryshme tregojnë se simptomat e variantit Delta Plus janë afërsisht të ngjashme me ato të varianeteve të tjera.

Sipas tyre, ato kanë të bëjnë me ngritje të temperaturës trupore nga të prekurit nga ky variant, lodhje e organizimit, kollitje në intervale të ndryshme disa herë brenda ditës e permenente te rastet më të renda, humbje të nuhatjes e shijes.

Sipas MSh-së, simptomat e rënda të këtij varianti mund të përfshijnë gulçim ose dhimbje barku, derisa janë regjistruar, gjithnjë sipas manifestimeve në vende të ndryshme të rasteve të prekura edhe simptoma si skuqje të lëkurës, ndryshim në ngjyrën e gishtërinjve, dhimbje të fytit, rrjedhje hundësh, etj.

“Varianti Delta Plus Shquhet me përhapje më të shpejtë se variantet e tjera”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për KALLXO.com.

Të mërkurën më 10 nëntor, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se nga 70 mostra pozitive të COVID-19, të dërguara për analizë në Gjermani, 12 raste rezultojnë të kenë qenë të variantit Delta Plus.

“Nga shtatëdhjetë mostrat e dërguara të cilat kanë rezultuar pozitive në Kosovë, të dërguara për sekuencionim përmes projektit të ECDC në laboratorët Eurofin, Gjermani, sekuencionimi është bërë në 59 raste, prej të cilave në 12 raste (20.33%) është detektuar varianti Delta Plus dhe në 47 raste është detektuar varianti Delta (79,66%)”, thuhej në komunikatën për media.

Tutje thuhej se IKSHPK planifikon që të hënën më 15.11.2021 të dërgojë mostrat e tjera pozitive me SARS-CoV-2 të mbledhura gjatë dy javëve të fundit, përmes të njëjtit projekt, me qëllim të mbikëqyrjes virologjike të varianteve të SARS-CoV-2 në qarkullim në Kosovë.

Ministria e Shëndetësia ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër përhapjes së COVID-19.

Çfarë është varianti Delta Plus i koronavirusit?