Këto janë rezultatet përfundimtare për të gjitha komunat (Dokument)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për kryetarë të Komunave.

Burim Ahmetaj, kryeshef ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së tha se QNR ka rinumërimi në 8 vendvotime dhe rezultatet e tyre, janë përfshirë në rezultatet përfundimtare.

“Nuk ka pas dallim në vota të subjekteve”, tha Ahmetaj.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha se sot do të shpallen rezultatet e 38 komunave.

Sipas rezultateve të publikuara deri më tani, Komunat që nuk shkojnë në balotazh janë: Deçani, Mitrovicë e jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Pejë; Skënderaj; Shtërpcë; Suharekë; Ferizaj; Zvecan; Partesh; Mitrovica e Veriut; Hani i Elezit; Graçanica; Ranillugu.

Komunat që shkojnë në balotazh: Gjakova; Gllogoc; Gjilan; Dragash: Istog; Kaçanik; Klinë; Fushë Kosovë; Kamenicë; Obiliq; Rahovec; Podujevë; Prishtinë; Shtime; Viti; Vushtrri; Malishevë; Junik; Mamushë; Kllokot.

Afati për ankesa në PZAP është 24 orë.

Këtu mund t’i gjeni rezultatet përfundimtare të publikuara nga KQZ.