CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Këto janë rezultatet nga 2,100 testime për COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit  janë testuar gjithsej 2,100 mostra prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 20 raste, Prizren 12 raste, Ferizaj 9 raste, Gjakovë 9 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Vushtrri 6 raste, Lipjan 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Malishevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Deçan 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 248 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98,787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,749.