Këto janë rastet e sulmeve dhe kanosjeve ndaj policëve gjatë 24 orëve të fundit

Mbrëmë, në qendër të qytetit të Ferizajt ndodhi një përleshje fizike. Të përfshirë në këtë incident ishin dy qytetarë dhe dy zyrtarë policorë.

Për rastin njoftuan edhe forcat e rendit në raportin 24 orësh.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policore dhe më pas kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policore. Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Por, ky nuk ishte rasti i vetëm mbrëmë në Ferizaj ku qytetarët nuk iu bindën urdhrave të policëve.

Një kanosje ndodhi në rrugën Emin Duraku në këtë qytet rreth orës 18:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe më pas ka kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sulm ndaj zyrtarëve policor u shënua edhe në Pejë dje gjatë ditës.

Atje, dy persona nën ndikimin e alkoolit sulmuan dy policë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë (zyrtarë policorë). Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Inspektorati Policor flet për rastin e rrahjes së dy policëve me dy qytetarë në Ferizaj

www.kallxo.com