Foto: Kallxo.com

Këto janë partitë politike që deri më tash aplikuan për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje

Subjektet politike në Kosovë sot e kanë afatin e fundit kur duhet të aplikojnë për certifikim në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për KALLXO.com ka treguarse deri më tash, cilat parti politike apo koalicione kanë aplikuar për certifikim.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri më tash kanë aplikuar Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Lista Serbe, Lëvizja për Bashkëveprim, e të tjera.

Ndërkaq, subjektet tjera politike shqiptare ende nuk kanë dorëzua listat e tyre zgjedhore në KQZ.

Burimi: KQZ

Sipas KQZ-së, afati për aplikim të subjekteve politike për t’u çertifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje është I hapur nga 8 deri më 16 janar në ora 18:00.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen të dielën e 14 shkurtit.