Prishtina/ FOTO-Urim Krasniqi

Këto janë masat e plota që ka vendosur Qeveria sot

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim për lehtësim të masave antiCOVID-19.

Ndër to, ishte edhe heqja e orës policore, si dhe rritja e orarit të gastronomisë deri në ora 23:00.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u bë e ditur se Kosova ka arritur marrëveshjen për blerjen e vaksinave  Pfizer, ndërsa ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se deri në fund të vitit pritet të arrijnë 1.2 milionë vaksina antiCOVID-19.

Këto janë masat e plota që janë marrë sot:

Qytetari i huaj që hyn në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtarte të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19, të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Përjashtim nga pika më lartë bëjnë:

Nëse qytetari i huaj hyn në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që të hyjnë të nëshkruajë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre ore;

Qytetari i huaj që punon si transportues profesionist me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

Qytetari i huaj që kalon nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata që do ta lëshoj territorin e Kosovës brenda pesë orësh;

Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;

Personi që ka dëshmi për marrjen e vaksinës kundër COVID-19;

Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik lëshuar më së shumti tridhjetë para mbërritjes.

Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga Italia, Brazili dhe Afrikat e Jugut.

Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët India, Brazili dhe Afrika e Jugut duhet të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë duke u testuar dy herë në javë;

Pika më lartë nuk vlen për shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët qendrojnë trasnit, më pak se 48 orë, në shtetet e përcaktuara si në pikën më lartë.

Gratë shtatzëna lirohen nga obligimi për tu paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë apo privat udhëzohen që të iu krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia.

Obligohen institucionet publike e privat dhe në subjektet e tjera që të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme në hyrje të objektit dhe në ambientet e brendshme;

Obligohen institucionet publike e privat dhe në subjektet e tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19.

Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike dhe private dhe në subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjet e hapësirave të mbyllura.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet përveç:

Gjatë ecjes vetëm në ambient të jashtëm;

Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër persona;

Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

Gjatë ngrënies apo pijes.

Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

Konviktet lejohet të punojnë sipas rregullit një student në dhomë;

Të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë eskurzionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

Lejohen grumbullimet në ambiente të brendshme deri në 50 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet), me kusht që të mbahet distanca fizike mbi 1.5 metër në mes të personave;

Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave.

Lejohen grumbullimet në ambiente të hapura deri në 100 persona, me kusht që të mbahet distanca fizike mbi 1.5 metër në mes të personave;

Grumbullimet në ambiente të jashmte me interes të veçantë publik me mbi 100 persona kërkojnë miratimin nga Ministria e Shëndetësisë, me rekomandim të IKSHPK-së.

Organizimi i ahengjeve ndalohet deri më 15 qershor 2021, pas së cilës datë sipas situatës epidemiologjike do të ketë rivlerësim të kësaj pike.

Mbajtja e pritjes për ngushëllim lejohet duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë maskat dhe 1.5 metër distancë nga njëri – tjetri si dhe duke respektar me përpikmëri udhëzuesin përkatës.

Nga ora 00:00 deri në orën 05:00 ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave.

Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

Obligohen të gjithë operatorët të cilët për veprimtari ekonomike kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njejtën kohë sipas rregullit -1 person për 8m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njejtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohet të qendrojnë klientët.

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës. Lejohen deri në 50 klientë për 100m2. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga 05:00 deri në ora 23:00.

Muzika lejohet deri në ora 22:45.  

Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që klientët të mbajnë një metër distancë nga klientët në tavolina të ndryshme.

Pjesa e prapme e një karrige me pjesën e prapme të karrigës tjetër duhet të jetë 1 metër distancë.

Në hapësirat e brendshme lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se 2 metra, atëherë parakusht është që të shfrytëzohet hapësira duke pasur parasysh kapacitetin prej 5 persona në 10m2.

Në hapësirat e brendshme lejohet shërbimi i ushqimit dhe pijeve vetëm për mysafirët që janë të ulur ose duke qëndruar në një tavolinë ose në banak;

Në hapësirat e jashtme lejohen deri në 6 persona në tavolinë, banak apo në tavolina në këmbë.

Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60-70% alkool.

Duhet të vendosen udhëzuesit në hapësirat e jashtme të lokaleve lidhur me informimin e klientëve për protokollin e masave kundër COVID-19, i cili publikohet në uebfaqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve, kafshëve dhe shpezëve deri në 40% të kapacitetit.

Therja e kafshëve lejohet vetëm në ambientet e autorizuara për këtë qëllim.

Transporti publik lejohet të punojë duke shfyrtëzuar deri në 50% të kapacitetit dhe sipas udhëzuesit përkatës.

Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në 3 udhëtarë.

Teatrot, bibliotekat, filarmonitë, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucione tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo Komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet.

Përgjegjësit për organizimin e aktiviteteve kulturore duhet të sigurohen që mysafirët të mbajnë maskat dhe 1.5 metër distancë nga njëri-tjetri.

Lejohen aktivitetet stërvitore të cilat duhet të realizohen me protokollet vendore dhe ndërkombëetare sportive.

Lejohet organizimi i garave sportive pa prezencë të publikut me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë.

Numri i pjesëmarrësve në garë, përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.

Lejohen aktivitetet garuese pa prezencë të publikut, të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive.

Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete rekreative sipas udhëzuesit përkatës.

Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në propocion 1 klient në 8m2.

Aty ku është e mundur në softuare të fitnesit të peërcaktohet numri maksimal i klientëve që mund të kenë qasje në hapësirat e fitnesit.

Obligohet që personi përgjegjës i fitnesit të ketë kujdes të veçantë në pikun e vizitës së klientëve, e që llogaritet koha nga 17:00 – 20:00, që të respektohet distanca e përcaktuar në udhëzues.

Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuese në secilën pajisje të fitnesit me qëllim të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.