Ilustrim

Këto janë masat e parandalimit ndaj koronavirusit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar disa masa të parandalimit ndaj koronavirusit.

Sipas të dhënave të fundit, 100 njerëz kanë vdekur në Kinë nga virusi në fjalë.

Ndërkohë, në Kosovë deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht ndonjë rast me koronavirus.

Temperatura e lartë dhe kollitja janë disa nga simptomat e virusit.

Masat e parandalimit të pneumonisë me Koronavirus, sipas IKShPK-së:

  1. Shmangni kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
  2. Lani shpesh duart me ujë e sapun 20-30 sekomda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
  3. Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
  4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
  5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
  6. Evitoni vendet e mbyllura dhe të mbi populuara me njerëz!
  7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Ëuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë temperaturë, ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!

Çfarë duhet të dimë për coronavirusin?