Këto janë komunat e prekura sot me COVID-19

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 202 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Prej 202 rasteve, vetëm 7 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajt 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë.

Instituti ka njoftuar se sot janë shëruar edhe 23 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 736 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 17 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 11.787 mostra të dyshimta me COVID-19 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 985 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 17 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.770.160 raste të COVID-19 dhe 314.530 raste të vdekjes.